Lirohet serbi që u arrestua sot në Jarinjë për rastin e narkotikëve

Është liruar serbi që u arrestua për një rast të narkotikëve në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, gjatë kësaj të premteje

Një fshat në Komunën e Leposaviqit

Një qytetar i komunitetit serb nga Leposaviqi është arrestuar gjatë kësaj të premteje në pikëkalimin kufitar në Jarinjë.

Veton Elshani nga Policia e Kosovës ka konfirmuar se i njëjti pasi është arrestuar për një rast të vitit 2018, që lidhet me narkotikë, është liruar në procedurë të rregullt.

“Dhe është liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Elshani.

Veton Elshani nga Policia e Kosovës ka treguar se arrestimi ka ndodhur sot në mesditë, për lidhjet me narkotikë.

“Ky person është ftuar nga Zyra e Prokurorit për intervistim në lidhje me narkotikë (marihuanë) që është gjetur në posedim të tij në vitin 2018. Ai nuk i është përgjigjur ftesës, kështu që Prokurori ka kërkuar nga gjykatat të lëshojë urdhër për arrestimin e tij”, ka thënë Elshani.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika