Lirohet shtetasi i Kosovës i arrestuar në Serbi

Avokati Xhevdet Smakiqi ka njoftuar se është liruar shtetasi i Kosovës, i arrestuar të dielën në ora 11:40 në kufirin Kroaci-Serbi

Shtetasi i Kosovës, i arrestuar të dielën rreth orës 11:40 në kufirin Kroaci-Serbi është liruar.

Këtë e ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, avokati Xhevdet Smakiqi.

“Familja Bytyqi ka njoftuar se Kushtrim Bytyqi para pak çasteve është liruar dhe po vjen ne Kosove”, ka thënë Smakiqi.

Ndryshe, Avokati, Xhevdet Smakiqi gjatë të hënës së 27 nëntorit ka njoftuar se është arrestuar një shtetas i Kosovës në kufirin Kroaci-Serbi gjatë të dielës rreth orës 11:40.

Sipas avokatit Smakiqi, bëhet fjalë për Kushtrim Bytyqin nga Fushë Kosova, i cili u arrestua derisa po kthehej në Kosovë nga Gjermania.

“Sipas familjarëve të Kushtrim Bytyqit, ai ishte arrestuar pse i kishin gjetur kartën e veteranit të babait të tij si pjesëtar i UÇK-së po ashtu i janë sekuestruar sende personale dhe të hollat në kuletën e tij. Familja Bytyqi është në ankth pasi që përveç njoftimit në momentin e ndalimit nuk ka asnjë kontakt se ku po mbahet djali i tyre Kushtrim Bytyqi”, tha avokati Smakiqi.

Smakiqi tha se Serbia duhet ta ndalojë torturimin e qytetarëve nga Kosova.

“Në emër dhe si avokat i familjes Bytyqi përmes këtij postimi kërkoi nga Ministrija e Jashtme e Kosovës që përmes rrugëve diplomatike të ndërmarrë të gjitha veprimet për të kuptuar se ku po mbahet shtetasi i Kosovës Kushttim Bytyqi, dhe që ai të lirohet sa më shpejtë”, theksoi ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika