Lirohet zv.drejtori i Policisë, është rrugës për në Kosovë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka njoftuar se zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, që mbahej i ndaluar në Serbi tashmë është liruar dhe është rrugës për në Kosovë

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, sapo është liruar dhe ndodhet rrugës për në Kosovë.

Kështu ka njoftuar ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD).

njoftimin e MPJD-së thuhet se këtë e ka konfirmuar përfaqësuesi i zyrës së Kosovës në Serbi, ambasadori Jetish Jashari.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës po mbahej i ndaluar në Serbi së bashku me katër policë të tjerë, e të cilët u liruan gjatë ditës së sotme.

Më herët, lirimin e Jankoviqit përveq krerëve të shtetit e kanë kërkuar edhe institucionet ndërkombëtare, përfshirë këtu Departamenti amerikan i Shtetit dhe EULEX.

Lexoni më shumë:

Vlen të theksohen dhe reagimet ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dhe ambasadorit amerikan në Kosoovë, Jeffrey Hovenier, lidhur me këtë çështje të cilat mund t’i lexoni më poshtë:

Ndërsa, reagimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, mund t’i lexoni më poshtë:

 

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika