Gjatë pati problem me ligjin ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku e ato duket se i janë shtuar.
Shkaku i aferave korruptive, ish-zyrtari i PDK-së, është futur në listën e zezë të Departamentit amerikan të Shtetit.
Por, një ditë pas këtij vendimi, Zharku nuk ka dashur të flas për këtë për Dukagjinin, madje duke ofenduar me arsyetimin ‘se kur ishte shpall i pafajshëm nuk u kontaktua nga askush’.
Megjithëkëtë, Zharku, i kishte shpëtuar drejtësisë në Kosovë dhe akuzave për korrupsion, vetëm pasi lënda ndaj tij ishte parashkruar sepse ishte arratisur nga vendi, duke ikur në Suedi pasi ishte dënuar për detyrim dhe armëmbajtje pa leje.
Gjithashtu, një lëndë tjetër për korrupsion i ishte refuzuar nga Gjykata e Ferizajt, shkaku i parashkrimit.
Prokuroria kishte dyshim të bazuar se sa ishte kryetar i Kaçanikut në 2008-n, në mënyrë të paligjshme kishte lejuar ndërtimin e një objekti për banim kolektiv në pronë të komunës duke shkelur ligjin.
Sipas profesorit të marrëdhënieve ndërkombëtare, vendimi i Departamentit amerikan të Shtetit, vërteton se me gjithë parashkrimin e këtyre lëndëve, drejtësisë amerikane është vështirë t’i ikësh.
“Kjo vlen edhe pë rata që janë aktual edhe potencial të mundshëm, gjithmonë duhet me ditë që është dikush që ju përcjell, dhe njëfarë mënyre radari i tyre është më i fuqishëm se drejtësia vendore për momentin mirëpo urdhëresa presidenciale që ka të bëjë me listën e zezë nuk kufizohet më vetëm në krim dhe korrupsion por edhe në elemente që e dëmtojnë politikën e jashtme dhe të sigurisë amerikane, që i bie të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor që nuk i zbatojnë marrëveshjet ndërkombëtare apo nuk i shërbejnë paqes edhe ata mund të futen në listën e zezë”, tha Dritëro Arifi – Profesor i Marrëdhënieve ndërkombëtare.
Po nga Ballkani Perëndimor, pos Zharkut, në këtë listë të sanksioneve kanë përfunduar edhe një politikan nga Maqedonia e Veriut dhe gjithashtu ish-kryeprokurorja Speciale e këtij shteti, Katica Janeva.
Ndërkohë, i fundit shtetas kosovar që u fut në këtë listë të zezë, është Nexhat Krasniqi – ish-drejtor i Departamentit të Prokurorimit në Ministrinë e Tregtisë.