Lista Serbe ka bërë thirrje për bojkotim të zgjedhjeve në veri të Kosovës, të cilat pritet të mbahen këtë të diel.
Me anë të një postimi në Facebook, e njëjta ka publikuar një animacion të Policisë së Kosovës, mbi të cilin shkruhet “BOJKOT” dhe në kontinjer shkruhet fjala “zgjedhje” në gjuhën serbe.
Tashmë, janë vendosur kontejnerët të cilët do të përdoren si vendvotime për procesin zgjedhor që do të mbahen këtë të diel.
Tri komunat, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçanit dhe Zubin Potokut kanë mbetur pa kryetar të komunave që nga nëntori i vitit të kaluar. Kjo pasi serbët braktisën institucionet e Kosovës për shkak vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa serbe.
Nga 44 sa kanë qenë në të kaluarën (qendra votimi), kësaj radhe do të jenë 19.
Nga 19 në total, 13 prej tyre do të improvizohen në kontejner.