Lista Serbe e kërcënon aktivistin politik Aleksandër Arsenijeviç

Aleksandër Arsenijeviç është një aktivist politik nga Mitrovica e Veriut, ka thënë se është kërcënuar nga një zyrtar i Listës Serbe, pasi kishte sinjalizuar ndërtimet pa leje pranë zyrave të LS

Aleksandër Arsenijeviç

Aktivisti Politik nga Mitrovica e Veriut, Aleksandër Arsenijeviç i cili është lider i iniciativës qytetare “Mbijetesa Serbe”, është kërcënuar nga  një zyrtar i Listës Serbe(LS) në Veri, në komunën e Mitrovicës së Veriut.

Ky kërcënimi i është bërë Arsnijeviç-it, pasi ky i fundit kishte bërë një denoncimi për një objekt i cili sipas tij është duke u ndërtuar pa leje.

“Inspektori Komunal më injoroi, më pas e thirra përsëri në telefon dhe i thashë se si qytetar doja të denoncoja një rast të një ndërtimi pa leje”, ka thënë Arsenijeviç.

Zyrtari i LS i  kishte thënë “nëse më telefonon prapë si sot, do të shohësh se çfarë do të ndodhë”.

Arsenijveçi ka thënë se nuk është qytetari i vetëm që është kërcënuar nga LS, pasi sipas tij, ka dhe qytetarë të tjerë që janë kërcënuar nga kjo parti politike.

Ai ka kontaktuar Inspektorin Komunal me iniciale N.R. për ta denoncuar rastin për ndërtim me konstrukte metalike para objektit ku ndodhet selia e Listës Serbe.

Aktivisti  ka treguar se për këtë ngjarje ai i ka njoftuar edhe Policinë, ndërsa Arsenijveçi është një ndër kundërshtarët më të mëdhenj të Listës Serbe.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika