Lista Serbe “i ka plotësuar disa kushte” të shpallet terroriste, thotë Hoxha

Ish-prokuror i Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha

Ish-prokurori Sylë Hoxha ka deklaruar se Lista Serbe i ka përmbushur disa “kritere” për t’u shpallur organizatë terroriste.

Sipas tij, kjo parti, e cila ka pasur në strukturat e saj (tashmë kryeterroristin e Banjskës) Millan Radojçiqin – një individ në listën e zezë të SHBA-ve dhe me urdhër-arrest nga institucionet kosovare – ka vepruar në mënyrë që mbështet dhe legjitimon akte të dhunshme.

Ai shtoi se solidarizimi me grupin terrorist të 24 shtatorit në veri është një tjetër tregues i lidhjes së ngushtë të Listës Serbe me akte destabilizuese.

“Unë konsideroj që Lisa Serbe, po flas profesionalisht, pa ndonjë ndikim politik, se vetë fakti që Lisa Serbe e ka pasur nënkryetar Millan Radojçiqin, në njeri të kërkuar, ndaj të cilit është lëshuar urdhërarrest nga organet tona. Dhe në ndërkohë është fut në listën e zezë të ShBA-ve.

Lista Serbe, po them kështu kushtimisht, i ka plotësuar disa kritere që të shkohet në atë drejtim, që të shpallet organizatë terroriste. Sepse ne jemi dëshmitar se edhe pas sulmit në Banjska, kur u vra rreshti ynë dhe pat viktima edhe nga ana e serbëve, në pjesën veriore Lista Serbe ka shpallur ditë zie dhe kanë protestuar.

Do të thotë se janë solidarizuar në mënyrë me veprimet e Radojçiqi dhe grupi të tij terrorist në Banjskë. Qeveria me iniciativë të ministri të Punëve të Brendshëm, dhe Qeveria është dashtë t’i kryej këto procedura”, ka thënë Hoxha në një linjë direkte në FIVE të Dukagjinit.

Saga e Listës Serbe në KQZ

Nga ana tjetër, gjatë së enjtes Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka hedhur poshtë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila kishte kërkuar anulimin e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për certifikimin e Listës Serbe në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Sipas PZAP-it, ankesa ishte e palejueshme, pasi nuk përmbushte kërkesat ligjore.

Vendimi për certifikimin e Listës Serbe ka shkaktuar polemika, duke marrë parasysh retorikën e saj nacionaliste.

Shija e redaktorit

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Presidentja Osmani sot pret në takim zëvendës-sekretarin e SHBA-ve Richard...

Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, sot(e premte) do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai sot...

Të fundit nga rubrika