Lista Serbe: Jeni në tokën tonë, s’do ta dominoni veriun asnjëherë

Lista Serbe ka deklaruar se qëllimi i patrullimit të Policisë së Kosovës, në vijën kufitare Kosovë-Serbi dhe në hapësirën e Liqenit të Ujmanit, ka për qëllim frikësimin e popullatës serbe në atë anë

Lista Serbe ka reaguar ashpër në lidhje me fillimin e patrullimit të Policisë së Kosovës në Liqenin e Ujmanit.

Përmes një postimi në Facebook, ata kanë thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, po tentojnë t’i frikësojnë serbët që jetojnë në veri të Kosovës.

“Përpjekjet e Albin Kurtit dhe ndihmësit të tij, Xhelal Sveçla, për të ndërtuar ilegalisht baza për njësitë e tyre speciale në një udhëtim njëditor në liqen dhe konfiskimi i pronave serbe në veri të Kosovës dhe Metohisë, kanë për qëllim ta frikësojnë popullin serb dhe t’i pushtojnë komunat”, thuhet në komunikatë.

Më tetë shtator të këtij viti, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se Policia e Kosovës ka filluar me patrullimin e rregullt të vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë si dhe gjithë hapësirës së Liqenit të Ujmanit.

“Për herë të parë që nga paslufta, pas krijimit të njësitit për patrullim ujor, Policia e Kosovës sot filloi me patrullimin e rregullt të vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe gjithë hapësirës së Liqenit të Ujmanit. Tashmë, kontrolli i kufirit shtetëror është më i plotë. Përgëzoj Policinë e Kosovës për suksesin e radhës”, ka shkruar ai.

Po ashtu, Sveçla ka bërë të ditur se para disa javësh, teksa Policia e Kosovës po e bënte një testim në liqenin e Ujmanit, janë sulmuar me armë nga disa persona që gjendeshin matanë lumit. Për këtë arsye, sipas Sveçles, janë bërë përforcime për t’i evituar rastet e ngjashme.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika