Lista Serbe ka mundësi të bie në 9 deputetë nga 10 të rezervuar

Lista Serbe po dominon me përqindje tek komunat të banuara me shumicë serbe. Por, sipas rezultateve aktuale preliminare të KQZ-së, kjo parti ka humbur rreth 12 mijë vota. Kjo ulje e Listës Serbe në Kosovë po komentohet sikur ulje e ndikimit dhe presionit të saj tek disa qytetar të komunitetit serb

Për herë të parë në 12 vjet që kur është themeluar, Lista Serbe ka mundësi që të humb një deputet nga lista e rezervuar.

Nga 10 deputetë sa komuniteti serb i ka të garantuar, sipas rezultateve preliminare një ka mundësi ta fitoj Nenad Rashiqit, udhëheqës i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Ky i fundit është ministër në detyrë për Kthim dhe Komunitete e postin e mori pikërisht pasi Lista Serbe doli nga institucionet e Kosovës.

Me mbi 95 për qind të votave të numëruar, Lista Serbe ka 31 mijë e 584 vota ose 12 mijë e 584 vota më pak se në zgjedhjet e 2021-s.

Betim Osmani – Iniciativa qytetare theksoi se  “Edhe pse kanë pas mundësi tjera, kanë qenë 6 parti të komunitetit serb, kanë marr vota minimale dhe nuk ka mjaftu të prish atë balancin që kemi shpresu ne që qytetarët e veriut të lirohen dhe ta ndjejnë vetën të pakërcënuar nga Lista Serbe”

Ndërsa njohësi i sigurisë, Arben Dashevci po thotë se ulja rezultateve për Listës Serbe lidhet edhe me punën më aktive të Policisë në veri të Kosovës.

Arben Dashevci – Njohës i Sigurisë tha se “Në aspektin qytetar kjo listë ka ulje u pa edhe vetfakti që ata me presion i tërhoqën njerëzit të dalin në shesh dhe të shkojnë e të votojnë në qendra ku i kanë thy edhe rregullat sipas KQZ-së po të mos kishte pasur ulje, ai shesh do të ishte plotë sikur ka qenë më përpara”

Megjithëkëtë, Lista Serbe ka arritur ta ruaj rezultatin në 9 komunat me shumicë serbe, përjashtuar Mitrovicën e Veriut ku ende nuk dihen rezultatet sepse në uebfaqen e KQZ-së figurojnë të numëruar vetëm 2 nga 24 qendrat e votimit.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika