Lista Serbe: Kurti e Trajkoviq kishin plane për ndërrim të Kushtetutës

Pas betimit të nëntë deputetëve të Listës Serbe në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ka reaguar Lista Serbe përmes një njoftimi duke thënë se vendimi i ditës së enjte është strategjik dhe pengon realizimin e planit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti

Betimi i nëntë deputetëve të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës





Pas betimit të nëntë deputetëve të Listës Serbe në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ka reaguar Lista Serbe duke pretenduar se vendimi i sotëm ka penguar realizimin e planit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe serbëve të cilët duan të ndryshojnë kushtetutën dhe ligjet që garantojnë të drejtat e popullit serb në Kosovë.

Tutje, në njoftim pretendohet se qëllimi i Kurtit dhe i politikanes, Rada Trajkoviq ishte të votonin ndryshimet në kushtetutë që do të çonin në heqjen e komunave serbe, heqjen e pronave, gjuhës serbe, të drejtës së përfaqësimit në institucione dhe të tjera.

“Qëllimi i Kurtit dhe Rade Trajkoviqit, por edhe të tjerëve si ajo, ishte të votonin ndryshimet në kushtetutë që do të çonin në heqjen e komunave serbe, heqjen e pronave nga Kisha Ortodokse Serbe, heqjen e gjuhës serbe, e të drejtës së përfaqësimit në institucione, etj”, ka shkruar Lista Serbe.

Tutje, në reagimin e tyre thuhet se nuk do të lejojnë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e Rada Trajkoviq të vendosin për popullin serb.

“Në fund, duam të theksojmë se qëllimi ynë është mbrojtja e popullit tonë, paqja dhe siguria, por edhe moslejimi që Kurti dhe Rada Trajkoviq t’i rrobaqepin popullit serb dhe të vendosin për jetën tonë”, përfundohet në njoftimin e Listës Serbe.

Ndryshe edhe Rada Trajkoviq, politikane me kombësi serbe, ka reaguar pas betimit të nëntë deputetëve të rinj të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se ky veprim është bërë për ta penguar hyrjen e saj si deputete dhe që komuniteti serb në Kosovë të mos ketë përfaqësues politikë.

“Sapo më njoftuan se Lista Serbe ka marrë 9 mandate të reja në Kuvendin e Kosovës për të penguar hyrjen time në të dhe për të mos lejuar që komuniteti serb në Kosovë të marrë përfundimisht përfaqësues të vërtetë politikë”, ka shkruar Trajkoviq.

Vlen të theksohet se këta nëntë deputetë të Listës Serbe janë regjistruar të enjten e 17 nëntorit si deputetë të rinj në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Nga 10 deputetët e dorëhequr të Listës Serbe, nëntë nga ata zëvendësohen nga deputetët e së njëjtës parti, ndërsa i 10-ti zëvendësohet nga një tjetër deputet serb, mirëpo nuk i takon partisë Lista Serbe.

Deputetët e rinj janë betuar gjatë seancës së 17 nëntorit në Kuvendin e Kosovës.

Betohen nëntë deputetët e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika