Lista Serbe: Kushdo që e sulmon KFOR-in, vepron kundër interesave të popullit serb

Lista Serbe ka kërkuar nga qytetarët serbë të veriut të mos i sulmojnë trupat e KFOR-it. Ata janë dalë në vend të ngjarjes në Zveçan pas sulmeve ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe kanë shprehur se sulmuesit punojnë kundër interesave të popullit serb

Lista Serbe ka kërkuar nga qytetarët serbë të veriut të mos i sulmojnë trupat e KFOR-it.

Ata kanë dalë me një komunikatë pas raportimeve se ushtarët e KFOR-it janë sulmuar në Zveçan, duke thënë se kanë dalë në vend të ngjarjes dhe se e kanë kuptuar se “me shumë gjasë ka qenë ndonjë fishekzjarr”.

Në reagimin e tyre thuhet se kushdo që i sulmon ushtarët e KFOR-it punon kundër interesave të popullit serb.

Megjithatë, ditë më parë, protestuesit serbë i kishin sulmuar trupat e KFOR-it, duke i lënë rreth 30 të lënduar, disa edhe shumë rëndë.

Sulmet ishin bërë me shufra metali, koktej molotovi e gurë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika