Lista Serbe mbetet jashtë zgjedhjeve në veri, s’aplikon për çertifikim

Gjashtë subjekte politike kanë aplikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet për kryetarë të katër komunave në veri të vendit, në afatin e zgjatur i cili përfundoi sot. Mirëpo, në mesin e tyre nuk është Lista Serbe, subjekti kryesor politik i serbëve të Kosovës. Për ndikimin e këtij bojkoti të Listës Serbe në procesin zgjedhor ka vlerësime dhe pikëpyetje të ndryshme

Lista Serbe

Partia kryesore politike e serbëve të Kosovës nuk e ka shfrytëzuar as afatin shtesë për të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale në veri të vendit.

Lista Serbe, e cila përmes dorëheqjeve të kryetarëve të saj u bë shkaktare për shpalljen e këtyre zgjedhjeve, nuk ka aplikuar në afatin e fundit për regjistrim që ishte ora 16:00 e së premtes.

Mazllum Baraliu, ka organizuar katër palë zgjedhje në veri para shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Ai gjithashtu ka drejtuar KQZ-së në atë periudhë dhe thotë se mospjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e dhjetorit më shumë e dëmton demokracinë sesa legjitimitetin e procesit.

Ish-kryetari i KQZ-së, Mazllum Baraliu ka thënë se “Nga aspekti i legjitimitetit dhe legalitetit nuk ka asnjë problem dhe nuk mund të ketë në qoftë se marrin subjekte tjera politike pjesë dhe një pjesë e qytetarëve. Është për t’u veçuar fakti që ne në bazë të legjislacionit elektoral që kemi në fuqi, nuk e kemi një obligim të tillë të një pragu për shembull të pjesëmarrjes së domosdoshme në përqindje të popullsisë në një palë zgjedhje”.

Ish-kryetari i KQZ-së, Mazllum Baraliu

Mirëpo, qëndrim të kundërt ka Instituti Demokratik i Kosovës, i cili akoma nuk ka vendosur nëse do ta monitorojë këtë proces zgjedhor.

Arbër Thaçi nga ky Institut vlerëson se bojkoti i Listës Serbe dëmton legjitimitetin e zgjedhjeve.

“Derisa jemi te legjitimiteti, mbarëvajtja e zgjedhjeve në këto rrethana të tensionuara dhe me një lloj organizimi logjistik dhe të sigurisë së tepruar nëpërmjet këtyre institucioneve, qofshin vendore, Policisë së Kosovës ose ndërkombëtare, KFOR-it mbase krijon përshtypjen për një lloj procesi jo shumë demokratik”, ka thënë Thaçi.

Arbër Thaqi nga Instituti Demokratik i Kosovës

Aplikimet e tyre për të marrë pjesë në zgjedhjet për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut më 18 dhjetor, i kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve 6 subjekte politike.

Sipas KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë dorëzuar emrat kandidatëve të tyre për katër komunat, “Partia Kosovski Srba” ka kërkuar të certifikohet vetëm për zgjedhjet në Leposaviq.

Kurse, Iniciativat qytetare “Mitrovica” dhe “Srpska Opstana” kanë aplikuar për çertifikim vetëm për zgjedhjet për kryetar të Mitrovicës së Veriut.

Ndërsa është paraqitur një kandidat i pavarur.

KQZ-ja do të komunikojë edhe me Këshillin Gjyqësor të Kosovës për të verifikuar nëse ndonjë nga kandidatët është i shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të Gjykatës në tri vitet e fundit apo me vendim të gjykatës i është hequr e drejta për të qenë kandidat”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

 Kryetarët e katër komunave në veri dhanë dorëheqje më 6 nëntor, si shenjë revolte kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat ilegale serbe.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika