Lista Serbe takohet me delegacionin gjermanofolës, kërkon që të formohet Asociacioni në mënyrë urgjente

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, nënkryetarin Igor Simiq dhe anëtarin e kryesisë Milan Radojeviq, në veri të Mitrovicës kanë biseduar me përfaqësuesit specialë për Ballkanin Perëndimor, nga Gjermania Manuel Saracin dhe Johannes Aigner nga Austria, në prani të ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë Jorn Rode.

“Të formohet në mënyrë urgjente Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në përputhje me marrëveshjen në Bruksel”, ka qenë kërkesa e Listës Serbe drejtuar përfaqësive gjermanofolëse.

“Represionin që institucionet e Kosovës po bëjnë ndaj serbëve dhe nevojën që urgjentisht të ndalet shtypja e popullit serb”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.

Ndërsa Lista Serbe i ka bojkotuar institucionet lokale në katër komunat veriore të Kosovës dhe ka refuzuar pjesëmarrjen në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të 23 prillit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika