Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur, thotë Kamberi

Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet të shihet nëse Lista Studentore, pas formimit të qeverisë së re në Serbi, do t’i ndryshojë qëndrimet dhe qasjen ndaj Kosovës.

Duke folur në Debat Plus në TV Dukagjini, Kamberi ka vlerësuar se në Serbi është e vështirë të fitohen zgjedhjet pa mbështetjen e një pjese të elektoratit nacionalist, ndërsa çështja e Kosovës vazhdon të jetë një nga temat më të përdorura në politikën serbe.

Ai ka thënë se pas krijimit të qeverisë së re do të shihet nëse Lista Studentore do ta vazhdojë vijën e deritanishme politike apo do të ketë ndryshim në qasjen ndaj Kosovës.

“Duhet pasur një fakt, në Serbi nuk mund të fitosh zgjedhje pa pasur ndihmën edhe të asaj pjesë të elektoratit nacionalist. Dhe tema për Kosovën është një ndër temat e preferuara. Do të shohim pasi të krijohet qeveria e re, a do ta mbajnë vijën e njëjtë apo do të ketë ndryshëm në qasje. Sepse ata e akne parë dhe një listë e tiullë, që ka akademikë e profesorë e ka shumë të qartë se gjërat e thënë në memorandumin e para dy muajve, gjërat që pretenduar Vuçiq në raport me Kosovën janë të parealizueshme. Prandaj, do duhej të ndryshonin kursin politik, për tu përballur me një realitet që për 27 vjet mbretëron në Kosovë. Kosova është shtet i pavarur. Dhe në atë realitet të ndërtojë edhe raporte me Kosovën”, ka deklaruar Kamberi.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika