Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rreze të gjatë

Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rreze të gjatë veprimi, ka njoftuar ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov.

Bëhet e ditur se marrëveshja afatgjatë midis Ukrainës dhe Lituanisë përfshin një këst fillestar prej 10 milionë eurosh, i cili tashmë është rënë dakord dhe fokusohet veçanërisht në prodhimin e dronëve dhe raketave Palianytsia.

“Unë i shpreha mirënjohjen Republikës së Lituanisë për mbështetjen e saj të patundur gjatë këtyre kohërave sfiduese dhe falënderova personalisht ministrin Laurynas Kasciunas”, tha Umerov, shkruajnë mediat e huaja.

Umerov dhe homologu i tij lituanez raportohet gjithashtu se diskutuan planet për pajisjen e brigadave ukrainase dhe sigurimin e municioneve.

Ndër tjera, raportohet se prioritet kryesor për vitin 2025 i dy vendeve mbetet zgjerimi i bashkëpunimit të industrisë së mbrojtjes.

Ndryshe, ministria e Mbrojtjes njoftoi më parë se Suedia gjithashtu kishte rënë dakord të financonte prodhimin e dronëve me rreze të gjatë veprimi për Ukrainën për të ndihmuar vendin në luftën kundër agresionit të Rusisë./Telegrafi

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika