Mbrojtësi i djathtë, Calvin Ramsay, i është bashkuar Liverpool-it nga Aberdeen për 7.5 milionë euro.
Ramsay është ardhja e tretë për Liverpool-in, pas Darwin Nunez dhe Fabio Carvalho.
Liverpool-i ka qenë në negociata me klubin skocez për javë të tëra, por Sportsmail zbuloi tri ditë më parë se, ata kishin ndërmjetësuar një marrëveshjeje që do t’i shihte ata të paguajnë 5 milionë euro fillestare, me 2.5 milionë euro të tjera bonuse, njofton DailyMail.
“Është vërtet një ëndërr e realizuar të jem këtu”, tha Ramsay për faqen zyrtare të klubit.
“Ishte një ëndërr e realizuar për të luajtur për Aberdeen, dhe tani të jem në një nga klubet më të mëdha, nëse jo më të mëdhatë në botë. Eshtë një arritje masive dhe mezi pres të përpiqem t’u tregoj tifozëve talentin që kam”, shtoi lojtari më i ri i Liverpoolit.
Kjo blerje vjen pas largimit të sulmuesit senegalez Sadio Mane, për në Bayern.