Liz Truss pritet të bëhet kryeministre e ardhshme e Mbretërisë së Bashkuar

Konservatorja Liz Truss pritet të jetë kryeministrja e ardhshme e Mbretërisë së Bashkuar

Liz Truss, kandidate për kryeministre të Britanisë së Madhe

Pasi mundi Rishi Sunak në garën e udhëheqjes së Partisë Konservatore, Liz Truss pritet të bëhet kryeministrja e ardhshme e Mbretërisë së Bashkuar.

Truss, e cila ishte favoritja për të fituar konkursin, do të pasojë Boris Johnson të martën dhe do të bëhet liderja e tretë femër e vendit.

Ajo siguroi pak më shumë se 81,000, ndërsa Sunak pak më shumë se 60,000.

Johnson, i cili u detyrua të shpallë dorëheqjen e tij pasi një valë ministrash u larguan nga qeveria e tij për një seri polemikash, ai do të vizitojë Mbretëreshën në Kalanë Balmoral në Skoci për të paraqitur zyrtarisht dorëheqjen e tij.

Menjëherë pas kësaj, Truss do të takohet gjithashtu me Mbretëreshën, e cila do ta ftojë atë të formojë një qeveri, njofton Sky News.

Truss pritet të mbajë një fjalim jashtë numrit 10 sapo të marrë detyrën dhe më pas do të fillojë të punojë për emërimin e kabinetit të saj.

Ajo përballet me sfidën e menjëhershme për të dalë me një paketë mbështetjeje për të ndihmuar familjet të përballojnë një krizë të përkeqësuar të kostos së jetesës, e shkaktuar nga rritja e faturave të energjisë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika