Lladrovci i reagon për marrëveshjen: Vetëm burrështetasit i përballojnë fyerjet e linçimet, pa drojë për veprimet e veta

Ramiz Lladrovci ka thënë se marrëveshja gjithëpërfshirës nuk mund të arrihet pa pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Ramiz Lladrovci, kryetar i Drenasit

Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci ka reaguar për marrëveshjen në  mes të Kosovës dhe Serbisë për dokumente ka thënë se 11 vjet ishin terr i zi për të vetëkënaqurit sipas Lladorvicit.

“Me arritjen e djeshme, le ta ruajnë optimizmin për avancimin e shtetit tonë deri në fund, historia e Kosovës as ka filluar, as mbaron me këtë marrëveshje. Kosova është storje suksesi, Kosova është zemër”

Tutje ai ka thënë se është e vështirë të jesh burrështetas sepse në ditë e sotëm është shumë e lehët të jesh politikanë sepse “vetëm burrështetasit i përballojnë fyerjet e linçimet, pa drojë për veprimet e veta largpamëse, kjo u pa dje, pas 11 vjetëve. 11 vjet zi e terr, për tri orë, u zbardh e vërteta”.

Sipas tij, ka ardhur koha që të kuptojnë të gjithë  vonuarit në politikë se në ç ‘farë pozitë kishin qenë udhëheqësit politik të Kosovës që nga Rambujeja e këndej.

Më tej ai i ka quajtur marrëveshjet teknike si barrikada.

“Këto marrëveshje teknike, janë barrikada të vogla para çështjes madhore, njohjes së ndërsjellë”.

Lladorvci ka thënë se Kurti ka ndryshuar narrativen politike sepse po bënë “marrëveshje me zëdhënësin e Millosheviqit, por nuk do të quhen tradhtar”.

Mirëpo ai  ka thënë se asnjë e drejtë e Kosovës pa Shtetet e Bashkuar të Amerikës , nuk kishet pasur mundësi të realizohet  dhe pa përkrahjen e tyre as nuk mund të  realizohet.

E Lladorvci ka thënën se papërfshirjen e ShBA-ve nuk do të arrihet marrëveshja  gjithëpërfshirëse e cila për të është, “më e vlefshmja, pas luftës tonë çlirimtare, shpalljes së Pavarësisë dhe vendimit të GjND-së.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika