Lladrovci kërkon zgjedhje të reja në Drenas: S’po funksionon Kuvendi, po rrezikohet buxheti

Ramiz Lladrovci ka kërkuar shpërbërjen e Kuvendit të Komunës së Drenasit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka kërkuar shpërbërjen e Kuvendit të Komunës së Drenasit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja për të rikthyer legjitimitetin tek qytetarët.

Në një shkrim në Facebook, Lladrovci ka bërë të ditur se ka njoftuar Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) që të informojë Qeverinë për mosfunksionimin e Kuvendit të Drenasit, që ka zgjatur tashmë 71 ditë.

Lladrovci ka theksuar se mosfunksionimi i Kuvendit ka rrezikuar buxhetin e komunës dhe realizimin e projekteve kapitale. Ai ka theksuar se Kuvendi është pa Kryesues që nga 6 qershori 2024, kur një grup asamblistësh e shkarkuan Milaim Hajdarin.

“Qytetarë të dashur, sot kam kërkuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal që ta njoftojë Qeverinë e Republikës së Kosovës për mosfunksionimin e Kuvendit të Komunës së Drenasit sot e 71 ditë.

Për shkak të mosfunksionimit të Kuvendit, është në mandatin e Qeverisë ta shpërndajë Kuvendin e Komunës së Drenasit dhe legjitimiteti të kthehet te qytetari. Kam konstatuar se me mosfunksionimin e Kuvendit, është rrezikuar buxheti i Komunës, bartjet e mjeteve buxhetore për realizimin e shumë projekteve kapitale, rrjedhimisht papërgjegjshmëria e Kuvendit po rrezikon ushtrimin e të drejtave themelore të qytetarëve të komunës së Drenasit.

Në shkresë, drejtuar edhe institucioneve relevante, kam evidentuar se Kuvendi i Komunës së Drenasit, është pa Kryesues të Kuvendit, pasi që 16 asamblistë, prej tyre 6 asamblistë të DD, 5 ish asamblistë të PDK, 4 të VV dhe një asamblist i Green, më 6.6.2024, kanë shkarkuar Kryesuesin, Milaim Hajdari”, ka shkruar Lladrovci.

Lladrovci ka kontestuar vlefshmërinë e votës së asamblistit Drin Halilaj për shkarkimin e Hajdarit, duke shtuar se Halilaj mbante dy pozita njëkohësisht, çka ishte sipas tij, në shkelje të ligjit.

“Kam kontestuar vlefshmërinë e votës së asamblistit Drin Halilaj, votë e cila ishte vendimtare për shkarkimin e Kryesuesit. Halilaj, pasi u punësua në Ministrinë e Mbrojtjes, nuk e ka pezulluar pozitën në atë Ministri dhe ka mbajtur të dyja pozitat njëkohësisht. Ministritë përkatëse kanë mbyllur sytë për këtë çështje dhe nuk kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Nga ajo datë, iniciuesit e shkarkimit të Kryesuesit, nuk kanë tentuar që të zgjedhin kryesuesin e ri. Kuvendi i Komunës së Drenasit është jo funksionues dhe rrezikon ushtrimin e të drejtave themelore të qytetarëve të saj”, ka shtuar Lladrovci.

Për më tepër, Lladrovci ka theksuar se pas kthimit të ligjshmërisë së vendimit nga MAPL për shkarkimin e Kryesuesit, nuk është ndërmarrë asnjë veprim nga Kuvendi për të zgjedhur një kryesues të ri. Ai ka kërkuar që MAPL të njoftojë Qeverinë për mosfunksionimin e Kuvendit dhe që Qeveria të shpërndajë Kuvendin e Komunës së Drenasit dhe të shpallë zgjedhje të reja për Kuvendin.

“Kanë kaluar 71 ditë, pa u mbajtur asnjë mbledhje e Kuvendit, ndërsa kanë kaluar 43 ditë nga kthimi i ligjshmërisë së vendimit nga MAPL për shkarkim të Kryesuesit të Kuvendit dhe asnjë veprim nuk është ndërmarr nga Kuvendi për zgjedhje të Kryesuesit.

Në përputhje me nenin 50, paragrafi 50.3, të Ligjit Nr.03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale dhe nenit 37.11 të Statutit të Komunës së Drenasit, nr. 01-110-6904, pres që MAPL ta njoftojë Qeverinë për mosfunksionimin e Kuvendit, në mënyrë që Qeveria të shpërndajë Kuvendin e Komunës së Drenasit dhe të shpallen zgjedhje për Kuvend të ri.

Pengimi i punës së ekzekutivit të komunës së Drenasit, pres të marrë fund, njëherësh, qytetarët të zgjedhin përbërje tjetër kuvendore që angazhohen për zhvillimin e komunës së Drenasit dhe përfaqësojnë realisht interesin qytetar”, ka përfunduar Lladrovci.

 

 

Shija e redaktorit

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Novosellës: Rexhep Boja na kujton rilindësit tanë, të cilët i...

Ish i burgosuri politik Selatin Novosella në fjalën e tij në Konferencën shkencore për nderë të figurës së ish-myftiut të Kosovës, Rexhep Bija ka...

Jahjaga: Boja ishte meritor për farkëtimin e idesë së Kosovës...

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se ish ambasadori Rexhep Boja ishte udhëheqës i suksesshëm dhe themelues i raporteve ndërshtetërore mes Kosovës...

Të fundit nga rubrika