Lladrovci liron nga detyra dy drejtorë

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, të enjten e 12 dhjetorit ka liruar nga puna dy drejtorë të drejtorive komunale. Ndërsa, ka shtuar se së shpejti do të mirret një vendim për plotësimin e vendeve të lira në Kabinetin e tij

Ilustrim

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, të enjten e 12 dhjetorit ka liruar nga puna dy drejtorë të drejtorive komunale, kështu ka njoftuar Komuna e Drenasit përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Të liruarit nga puna janë Ruzhdi Lestrani dhe Egzona Jetullahu-Gjoshi, që sipas Lladrovcit janë liruar me qëllim që të ngritet përformanca dhe efikasiteti i kabinetit të tij.

“Më qëllim të ngritjes se performancës dhe efikasitetit të Kabinetit tim, kam marrë vendim për lirim nga detyra e dy drejtorëve të drejtorive, z. Ruzhdi Lestrani dhe znj. Egzona Jetullahu-Gjoshi. I falënderova për bashkëpunimin dhe urova suksese në punën e tyre të mëtejme.Ky vendim nuk ishte i lehtë, sepse, me vite kemi punuar e bashkëpunuar për të qenë komuna më e mirë në performancën komunale. Së shpejti, do të marr vendim për plotësimin e vendeve të lira në Kabinetin tim, për të vijuar me sukses qeverisjen dhe duke zbatuar premtimet e dhëna para qytetarëve”, ka thënë kryetari Lladrovci.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika