Lladrovci në Turqi me klubin “Feronikeli 74”, opozita e kritikon

Të paktën gjatë vikendit të kaluar kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i ka përcjellur nga afër para-përgatitjet për sezonin e ri të futbollistëve të klubit të qytetit, “FERONIKELI 74”. Anëtar të opozitës në Drenas e shohim problematike këtë vizitë duke kërkuar që përfaqësuesit politik të qëndrojnë larg sportit, përfshirë këtu edhe çështjen e shpenzimeve për udhëtim. Për këto pikëpyetje nuk ka pasur qëndrim Lladrovci, por ka folur kryetari i klubit Erlind Krasniqi

Për që është merakli i futbollit dhe fans i klubit të qytetit aty nuk nuk ka dyshim.

Përfaqësuesen e Kosovës, por edhe klubin e qytetit e përcjellë pothuajse në çdo ndeshje në kampionatin vendor, por kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shkuar një hap tutje, duke ndjekur edhe fazën përgatitore të klubit “Feronikeli 74”.

Qëndrimi në Antalya të Turqisë dëshmohet përmes fotografive nga kryetari i Federatës së futbollit por edhe nga drejtori i klubit, Erlind Krasniqi.

Televizioni, ka tentuar të vërë kontakt me Lladrovcin, për të marrë përgjigje nga ai për numrin e ditëve të kaluara në Antalya, por edhe shpenzimet, por kjo nuk ka qenë ë mundur.

Në numrin e tij është paraqitur një zyrtare komunale, e cila pavarësisht zotimit se do të kthejë përgjigje për interesimin, nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Diellza Berisha, asistente e Ramiz Lladrovcit: Okej Liridon unë i tregoj kryetarit edhe mandej besoj që…

Gazetari: Do të thotë kryetari është në punë sot?

Berisha: Po po.

Gazetari: Me kë po flas unë?

Berisha: Asistentja e tij Diellza Berisha. A po ju thërras unë apo po ju thërras unë. Të thirri më vonë Liridon, numrin e kam këtu apo.

Por, zyrtarisht qëndrimin e tij, të paktën për dy ditë  të fundjavës së kaluar në Turqi e ka konfirmuar zëdhënësi i Komunës, Bekim Dobra, e vizita, sipas tij ishte private.

Por, vizitën, opozita në këtë komunë po e konsiderojnë problematike, për disa arsye.

“Ne kemi qenë kundër ndërhyrjes së politikës në sport, dhe aq më pak në një OJQ siq është klubi futbollistik sepse e kaluara jo e largët e dijnë qytetarët e komunës tone që problemet që janë shkaktuar me ndërhyrje politike është që ka falimentuar një klub që ka pasur traditë jashtëzakonisht të madhe…..”, ka thënë Xhavit Drenori nga Iniciativa Qytetare “Green për Drenas”

Ndërkohë kryetari i “Feronikelit 74”, Erlind Krasniqi, televizionit i ka thënë se klubi nuk ka mbuluar shpenzimet për qëndrimin e Lladrovcit atje.

“Kryetari Lladrovci nuk është hera e parë që e viziton klubin, këtë e ka bërë edhe në vitet tjera, mirëpo klubi as këtë herë, e as herave të tjera, nuk ka shpenzuar asnjë cent në lidhje me vizitën e kryetarit Lladrovcit në Turqi, në të njëjtën kohë  nuk jam asistent apo person kompetent që të deklarohem për ditët e qëndrimit të tij në Turqi”, ka thënë Krasniqi.

Edhe në raport me rolin dhe punën e Krasniqit në klub ka folur Drenori duke thënë se i njëjti mund të jetë përfshirë në konflikt interesi.

“Për mua është shqetësues edhe fakti sepse klubin Feronikeli e udhëheqë një zyrtar komunal pra zyrtar komunal, pra në momentin që e ka marrë në udhëheqje klubin edhe për një kohë ka qenë me kontratë dhe kontratën e kam, tash kohëve të fundit nuk di nëse ka dhënë dorëheqje se kam shiqu më”, ka shtuar Drenori.

Këto pretendime i ka kundërshtuar Krasniqi, për çka tha se ka marrë një konfirmim institucional.

“Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, në cilësi të autoritetit qendror për zbatimin e Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, ju njofton se, angazhimi juaj si president i klubit Futbollistik “Feronikeli 74”, krahas ushtrimit të funksionit tuaj publik si Koordinatorit të punëve në palestrën sportive “Hysni Jetullahu, nuk bie ndesh apriori me dispozitat e Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit”, ka shtuar Krasniqi.

Krasniqi ka komentuar edhe shqetësimet e Drenorit i cili ka deklaruar se për vitin e kaluar komuna i ka ndarë 70 mijë euro për klubine, e në kërkesat për llogaridhënie, kanë marrë vetëm raporte të përgjithshme, por sipas Krasniqit, raportet financiare janë publike e në përputhje të plotë me kërkesat dhe ligjet e aplikueshme.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika