Nënshkruhet marrëveshja për finalizimin e punimeve të stadiumit në Drenas

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Bislim Bislimi kanë nënshkruar Aneks Memerandumin e Bashkëpunimit për finalizimin e ndërtimit të stadiumit "Rexhep Rexhepi" në Drenas

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci (djathtas) dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Bislim Bislimi (majtas)

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se ka nënshkruar Aneks Memorandumin e Bashkëpunimit, për finalizimin e ndërtimit të stadiumit “Rexhep Rexhepi”.

“Bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Bislim Bislimi nënshkruam Aneks Memorandumin me qëllim të përfundimit të punëve në projektin e ndërtimit të stadiumit” ka thënë ai.

Kryetari i Komunës së Drenasit ka thënë se përmes nënshkrimit të Aneks Memorandumit, stadiumi “Rexhep Rexhepi” do të marrë pamjen përfundimtare.

“Ky stadium i bukur, i plotëson nevojat e komunitetit sportiv në komunën e Drenasit, me kapacitet prej rreth 7 mijë ulësesh dhe se do të jetë i kategorisë së tretë” ka theksuar

Tutje, në njoftimin e Lladrovcit thuhet se ka diskutuar edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Bislim Bislimi për stadiumin sintetik në Komoran.

Stadiumi ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika