Lladrovci për pasuesin e Hamzës: PDK-së i duhet një lider vendimmarrës, jo dikush që pyet të tjerët çfarë të bëjë

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka figura të afta që mund ta çojnë partinë përpara, por sipas tij, në krye duhet të zgjidhet një lider vendimmarrës dhe i pavarur.

Drejtpërdrejt në lidhje telefonike në Debat Plus, Lladrovci tha se PDK-ja duhet t’u japë hapësirë personaliteteve që mund të marrin vendime vetë, pa u konsultuar vazhdimisht me figura të tjera të partisë.

“Nëse ne duam të ecim përpara, duhet me gjetë një figurë që është vendimmarrëse, jo një figurë që e vet edhe parapolitikën çka me ba”, u shpreh Lladrovci.

Ai theksoi se në PDK ka burra dhe gra të aftë për ta udhëhequr partinë, por tha se nuk dëshiron t’i përmendë të gjithë emrat, pasi mund t’ua dëmtojë mundësitë.

Lidhur me emrat e mundshëm që mund ta marrin drejtimin e PDK-së, moderatori dhe autori i Debat Plus, Ermal Panduri përmendi Përparim Grudën, Uran Ismailin, Arian Tahirin dhe Vlora Çitakun, Lladrovci vlerësoi se këto figura kanë potencial për ta çuar partinë përpara.

“Ka shumë. Unë nuk guxoj me folë, se mundem me djegë emra”, tha Lladrovci.

Ai shtoi se çështja nuk është vetëm nëse kandidatët e mundshëm janë të aftë, por edhe nëse të tjerët brenda partisë do t’i dëgjojnë dhe do t’u japin hapësirën e nevojshme për të udhëhequr.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika