Lladrovci publikon një video të rrallë me komandantin legjendar, Adem Jashari

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka publikuar një video të rrallë të vitit 1993 me komandantin legjendar, Adem Jasharin.

Lladrovci përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” bëri të ditur se videoja është nga vizita për ngushëllime te familja e Artistit të Popullit, Ndrekë Luca.

“Është incizim i mesit të janarit të vitit 1993, ato ditë dola nga spitali në Tiranë ku u trajtova, pas torturave nga okupatorit serb, ku më kishin përcjellë Hashimi, Kadriu dhe Naiti. Në videoincizim, në ngushëllime për aktorin e madh, Ndrekë Luca, vërehet Adem Jashari, Bajram Mehmetaj, Ali Lajçi, Gëzim Avdimetaj, Isa Demiri, Zekiria Cana, Ismet Rashiti, Xun Çeta, Xhemail Fetahaj, Mal Lokaj, Bekim Lumi, Sadri Murtezaj, Ragip Grabovci, Qerim Shkreli…të cilët po i dalloj”, shkroi Lladrovci.

Tutje ai shkroi: “E falënderoj nga zemra mikun tim Gëzim Avdimetajn, i cili ma dërgoi këtë video unike me rastin e ngushëllimeve te familja e Artistit të Popullit, Ndrekë Luca që aq shumë e deshti Kosovën”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika