Lladrovci reagon pas dënimit të Pjetër Shalës: Lufta çlirimtare nuk mund të barazohet me luftën gjenocidale të Serbisë

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas dënimit të Pjetër Shalës me 18 vite burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë, duke e quajtur vendimin të pabesueshëm dhe një goditje për besimin në drejtësi.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur zhgënjimin e tij pas dënimit të Pjetër Shalës me 18 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Në një postim në Facebook, Lladrovci e cilësoi këtë vendim si të pabesueshëm dhe një goditje tjetër për besimin në drejtësi.

“E dhimbshme, besimi ynë në drejtësi, po kthehet në dëshpërim…pas Calit edhe Pjetër Shalës i shqiptohet dënim i pabesueshëm. Lufta jonë e drejtë çlirimtare kurrë nuk mund të barazohet me luftën gjenocidale të Serbisë”, ka shkruar Lladrovci.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika