Llapi i Tahir Batatinës e njofton me humbje Ballkanin e Ilir Dajës

Llapi i ka shkaktuar humbjen e parë Ballkanit këtë edicion në Albi Mall Superligë.

Pas 15 ndeshjeve të zhvilluara, kampioni në fuqi u mposht nga Llapi në stadiumin “Zahir Pajaziti” me rezultat 5:3.

Llapi e nisi fuqishëm sfidën duke arritur ta zhbllokojë rezultatin në minutën e shtatë të takimit.

Hamdi Namani shënoi golin e parë për llapjanët pas asistimit të bukur të Valmir Veliut. Pas 10 minutave, Llapi dyfishoi rezultatin me anë të golit të Muhamed Hysenit, por Ballkani nuk u dorëzua dhe u rikthye në lojë.

Nazmi Gripshi arriti ta zvogëlonte epërsinë e Llapit, duke u treguar i saktë nga penalltia në minutën e 26-të. Kampion në fuqi arriti edhe ta barazonte rezultatin në minutën e 40-të me golin e Albin Berishës, por e shpejtë ishte kundërpërgjigja e Llapit.

Hamdi Namani shënoi golin e tij të dytë dhe golin e tretë për Llapin në këtë sfidën pak para përfundimit të pjesës së parë.

Llapi shkoi në pushim mes pjesëve me epërsi prej një goli, ndërsa arriti të shënonte edhe dy gola tjerë në pjesën e dytë.

Muhamed Hyseni shënoi në minutën e 72-të për 4:2, ndërsa rezultati final i takimit u vulos nga Januzi në minutën e 89-të, i cili shënoi për 5:2.

Me këtë fitore, Llapi ka arritur kuotën e 31 pikëve duke u renditur në pozitën e dytë në tabelën e Superligës së Kosovës ndërsa Ballkani është në pozitën e parë me 38-të pikë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika