Llapi transferon Ardi Qorrin

Pas më shumë se një dekadë bashkë, klubi nga Podujeva ka bërë të ditur se Feronikeli është përshëndetur tashmë ish-mesfushorin e tij, Ardi Qorrin

Ish-mesfushori i Feronikelit, Ardi Qorri tashmë pjesë e K.F Llapit

Klubi futbollistik Llapi ka konfirmuar transferimin e Ardi Qorrit, i cili ishte pjesë e  Feronikelit për, gjithsej, 12 vjet.

Klubi nga Podujeva ka bërë të ditur se, ish-mesfushori i Feronikelit do të jetë pjesë e tyre për pesë edicionet e ardhshme.

“Mesfushori Ardi Qorri, pjesë e Feronikelit për 12 vite, ka bërë hapin e radhës në karrierë, duke firmosur kontratë profesionale me skuadrën tonë për 5 vitet e ardhshme”, shkruhet  në njoftimin e Llapit.

Tutje, shkruhet se Qorri ishte paraqitur në 34 ndeshje për Feronikelin, duke arritur të realizojë 6 gola e 1 asistim, dhe e veçanta e golave të tij ishin golat nga largësia.

Njoftimi i Llapi-t në Facebook

“Ardi u nda i kënaqur me kushtet e ofruara nga klubi dhe pasi firmosi kontratën, do t’i bashkohet grupit të lojtarëve në përgatitjet për garat evropiane që do t’i zhvillojmë në Strugë”, përfundon njoftimi i skuadrës llapjane.

Postimi i K.F Llapi në Facebook

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika