Llumnica: Mbi 600 punëtorë të KEK-ut pritet të pensionohen në tre vjetët e ardhshme

Kryetari i Sindikatës së KEK-ut, Nexhat Llumnica, ka paralajmëruar një mungesë të konsiderueshme të stafit në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) gjatë tre viteve të ardhshme, si pasojë e pensionimeve dhe interesimit të ulët për punësim.

Në “Debat Plus”, Llumnica ka bërë të ditur se vetëm gjatë vitit 2024 janë pensionuar 210 punëtorë. Ndërsa, në periudhën 2025-2027 pritet që 608 punëtorë të tjerë të largohen për shkak të moshës.

“Vetëm në vitin 2024 i kemi pasur 210 punëtor të cilët janë pensionuar. Kurse në tri vitet e ardhshme 25, 26 dhe 27 janë 608 punëtor që do të pensionohen. Pra ne shohim që qytetarët e Kosovës ikin jashtë vendit ndërsa në KEK ka mungesë të madhe të punëtorëve. Kohë t fundi ne kemi pasur edhe mungesë të njerëzve që konkurrojnë si për shembull kemi pas konkurs të salduesve, ku konkurs e kaluar kemi kërkuar 33 saldues janë pranuar vetëm 16”, ka thënë Llumnica.

Sipas tij, KEK-u ka nevojë edhe për rreth 1700 punëtorë.

“Besoj që janë rreth 3600 punëtorë dhe si rezultat i kësaj ne kemi mungesë edhe për 1700 punëtor, në bazë të skemës organizative të viti 2016”, ka shtuar Llumnica.

Shija e redaktorit

Nga shtatë shkolla të premtuara në kryeqytet, në shtator hapen...

Ka kohë që është premtuar e as shtatori i këtij viti, nuk do t’i gjejë banorët e lagjes “Sofalia” me një shkollë të re. E...

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

26 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes në Paris

Sot bëhen 26 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni kosovar dhe ai serb...

Të fundit nga rubrika