“Llune” paraqitet pranë Gjykatës

Milun Milenkoviq- Llune, i cili u arrestua të martën nga Policia e Kosovës gjatë një aksioni në veri, tashmë është sjellë në objektin e Gjykatës Themelore në Prishtinë

Milun Milenkoviq- Llune, “një nga udhëheqësit e formacionit kriminal ‘Mbrojtja Civile’”, i cili u arrestua të martën nga Policia e Kosovës gjatë një aksioni në veri, tashmë është sjellë në objektin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

No description available.

Avokati i Milenkoviqit, Nebojsha Vlajiq, ka thënë për Radio Dukagjini se “Llune” duhet të dalë sot apo nesër para gjykatësit, pasi afati është 48 orë nga momenti i arrestimit.

“Terrorizëm, sulm ndaj personit nën mbrojtjen ndërkombëtare dhe ndryshim me dhunë të rendit kushtetues. Në afat prej 48 orësh, ai duhet të dalë para gjykatësit për t’iu caktuar paraburgimi. Kjo mund të ndodhë sot, por edhe nesër deri në mesditë. Nesër në mesditë skadon ky afat, meqë ai është arrestuar dje në mesditë. Tash për tash nuk dihet kur do të mbahet seanca, mund të ndodhë sot apo nesër në mëngjes. Seanca me siguri do të mbahet në Prishtinë”.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se i njëjti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan para dy javësh.

Arrestimi i tij nxiti protestat e serbëve lokalë, me ç’rast janë sulmuar policët e Kosovës, tre prej të cilëve pësuan lëndime.

Ndër të tjera, ai ka shkruar se Republika nuk zmbrapset.

Xhelal Sveçla, ka thënë se ”Koha e bandave kriminale në veriun e vendit tonë ka përfunduar. Të gjithë individët apo grupet kriminale që kanë cënuar sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, do të përballen me drejtësinë”.

Gjatë aksionit të Policisë së Kosovës janë lënduar tre pjesëtarë të njësisë speciale.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika