“Llunes” i vazhdohet edhe për dy muaj masa e paraburgimit

Zëdhënësja në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, ka konfirmuar se i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj Milun Milenkoviqit, i njohur si “Llune”

I është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj Milun Milenkoviqit, i njohur ndryshe si “Llune”.

Ai dyshohet për kryerje të veprave terroriste në bashkëkryerje.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësja në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Departamenti Special i Gjykatës, ka vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Speciale, me ç’rast ka marrë vendim që të pandehurit në fjalë, paraburgimi t’i zgjatet edhe për dy muaj të tjerë”, ka thënë Gashi.

Milun Milenkoviq, i njohur si “Llune”, është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulmi terrorist”, që kishte ndodhur ndaj zyrave të Komisionit Komunal të zgjedhjeve – KKZ në dhjetor të vitit të kaluar.

Në të njëjtën ngjarje dyshohet se është i përfshirë edhe ish-zyrtari policor i Kosovës, Dejan Pantiq.

Po ashtu, “Llune” dyshohet edhe për veprat e tjera penale të ndërmarra ndaj ushtarëve të KFOR-it.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika