Loci tregon se si ishte kamufluar si gazetar i Tanjugut për të marrë pjesë në seanca ku dënoheshin shqiptarët

Mehmet Loci ka vazhduar të mohojë akuzat që i janë bërë atij për dhunën e ushtruar ndaj ish të burgosurve politikë shqiptarë.

Ai në “Debat Plus”, e mohoi se e ka torturuar Haki Morinën e Hidajete Hysenin të cilët e kishin akuzuar Locin për tortura.

“Me Haki Morinën nuk kam zhvillu bisedë, ai thotë Mehmet Loci duhet të ketë kërku falje në Rubikon. Unë Haki Morinën nuk e kam marrë në pyetje, kam prova kë e kam marrë në pyetje, kurrë s’kam zhvillu bisedë. Prej qetyne që janë laku emrat, përpos Rasim Selmanajt, Hidajete Kelmendit”, tha ai.

“Hidajete Kelmendi e pohon që më ka pa. Në atë periudhë kur ka qenë grupi i tyre, unë kam qenë në spitalin ortopedik. Kjo vetë e pohon, thotë kam qenë një natë e një ditë, e nga aty është dërgu në burgun e Mitrovicës, ishte fundi i vitit ’85-të, kam qenë në repartin ortopedik të Pejës. Ka mujt mem pa në sallën e gjykimit”, vijoi ai.

Ai tutje tha se kishte marrë pjesë në seanca gjyqësore si i kamufluar si gazetar i Tanjugut të Serbisë.

“Kam qenë i kamufluar si gazetar i Tnjugut, në gjykata. Ka qenë rregull që i ka përcaktu shërbimi. Kam marrë pjesë në seancë jo shumë herë, pastaj u bë bajat”, tha ai.

Ai ka thënë se nga mbi 50 seanca ai ka marrë pjesë mbi 40 nga to dhe se shpeshherë ai ishte i ulur i kamufluar si gazetar në afërsi të familjarëve të atyre që po gjykoheshin.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika