Tri nxënëse të klasave gjashtë deri nëntë në Gjakovë dyshohet se e kanë lënduar vetën në duar me mjete të mprehta, të nxitura nga një video (lojë) në rrjetin social, TikTok.
Sipas drejtoreshës së Arsimit në Gjakovë, Eranda Kumanova- Baçi, dyshohet se dy nga nxënëset e lënduan veten shumë më parë këtë vit, ndërsa nxënësja e tretë e ka lënduar veten në muajin shtator.
Kumanova- Baçi ka thënë se nxënëset janë mirë me shëndet, ndërsa rastet janë raportuar edhe në Policinë e Kosovës më 7 tetor dhe janë duke u trajtuar edhe nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka raportuar Kallxo.com.
Policia e Kosovës tashmë ka nisur një hetim mbi rastin duke e iniciuar si “shtytje në vetëvrasje”.