Loja trend e TikTok-ut luhet në Reload

Loja e cila është bërë trend kohët e fundit në rrjetet sociale, ku në lojë marin pjesë disa persona të cilët duhet të lëshojnë tinguj nga më të ndryshmit që të bëjnë njëri tjetrin të qeshin është zhvilluar edhe në Reload

Kameramanët e Reload sfidohen me lojën mos qesh

Në emisionin fantastik me lojëra nga më të ndryshmet, “RELOAD”, së bashku me Traklen, kameramanët e RTV Dukagjinit, kanë zhvilluar një lojë e cila është bërë trend kohët e fundit, edhe në rrjetet sociale, e më së shumti në TikTok.

Loja nis me një lëng në dorën e secilit, ku ajo pra tregon rendin e tyre, të cilët duhet të bëjnë gjeste apo të lëshojnë zëra në mënyrë që të tjerët të qeshin, dhe të dalin nga loja. Në lojë duhet të ketë përqendrim në seriozitet, ku ai që qesh, del nga loja pra, humbë.

Lojën e nisin katër djemtë, ku dy prej tyre dështojnë që në fillim, pasi nuk iu përmbahen fare të qeshurave…

Fituesi, i cili u përmbajt që të mos qeshet fitoi në fund akulloren “Bravo”, e që në këto ditë të nxehta nuk është keq si ide, loja e as akullorja…

Loja tjetër nga Trakla, djemtë duhet të shikojnë drejtë në kamerë, e prap të mundohen ta bëjnë njëri tjetrin të qeshin.

Këtu marrin pjesë djemtë tjerë të RTV Dukagjini-t, edhe në pjesën e dytë nuk përmbahen nga të qeshurat, gjestet dhe tingujt nuk lejojnë që të përmbahen.

Provo të mos qeshësh është sfida e fundit për të luajtur së bashku me miqtë tuaj më të mirë. Provoni veten sa kohë mund të qëndroni pa qeshur! E këtë lojë e zhvillojmë edhe në emisionin “Reload”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika