Prodhuesi Activision tha se mjeti i moderimit, i cili përdor teknologjinë, do të jetë në gjendje të identifikojë gjuhën diskriminuese dhe ngacmimet në kohë reale, përcjell Telegrafi.
Mjeti që po shpërndahet në Call Of Duty, i quajtur ToxMod, është prodhuar nga një kompani e quajtur Modulate.
Shefi i teknologjisë i Activision, Michael Vance tha se kjo do të ndihmonte ta bënte lojën “një përvojë argëtuese, të drejtë dhe mikpritëse për të gjithë lojtarët”.
Bisedat me qasje toksike kanë qenë prej kohësh një problem për video-lojërat në internet, me gratë dhe minoritetet veçanërisht në shënjestër. /Telegrafi/