Lojtari i rekordeve Cristiano Ronaldo, 200 paraqitje për kombëtare

Futbollisti portugez Cristiano Ronaldo ka thyer rekordin për më së shumti paraqitje për kombëtare në historinë e futbollit, duke arritur shifrën prej 200 paraqitje për Kombëtaren e Portugalisë

Cristiano Ronaldo

Tash lojtari nga Portugalia, Cristiano Ronaldo, ka marrë edhe çmimin Guinness si lojtari me më së shumti paraqitje (200 gjithsej) me kombëtare, në historinë e futbollit.

Cristiano Ronaldo në ndeshjen e së martës ku Portugalia luante si mysafir kundër Islandës, siguroi fitoren për ekipin e tij me golin që shënoi në minutën e 89.

Portugezi tashmë mbanë edhe rekordin për më së shumti gola me kombëtare (123 gjithsej) në histori të futbollit.

Portugalia momentalisht është lider në tabelën e grupit J, ku në katër ndeshje ka arritur 4 fitore duke mbledhur gjithsej 12 pikët maksimale deri më tash.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika