Lokalet rrezikojnë të mbyllen nëse janë shkelës të Ligjit anti-duhan

Gjobat nuk do të jenë si më parë nga 200 deri në 500 euro, tani gjobat pritet të jenë nga 1000 deri në 3000 euro për lokalet që nuk e respektojnë Ligjin anti-duhan

Të ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull” në TV Dukagjini Egzon Azemi nga ministria e Shëndetësisë (MSH) dhe Arian Vranica nga shoqata e Gastronomëve kanë folur më shumë rreth Ligjit antiduhan, nga vendimi e deri tek pritja e qytetarëve.

Azemi ka thënë se që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar inspektorati sanitar ka paralajmëruar subjektet për fillimin e një serie të pa ndërprerë të inspektimeve.

Ligji për kontrollimin e duhanit është i qartë dhe sipas Azemit është jetik zbatimi i tij.

Azemi tutje tha se në botë sipas statistikave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë vdesin 8 milion njerëz si rezultat i pirjes së duhanit, përkatësisht 1.3 milion e tyre janë persona qe nuk konsumojnë vet duhan mirëpo qëndrojë në ambiente ku konsumohet ai.

Gjithashtu, Azemi ka thënë se në Kosovë janë të shpeshta sëmundjet e e frymëmarrjes, problemet me mushkëritë, kanceret e shpeshta, kjo si pasoj e duhanpirjes, dhe duke e pa këtë rrezik siç tha Azemi respektimi i këtij ligji është i jashtëzakonshëm.

Lokalet që nuk e respektojnë këtë ligj sipas Azemit më nuk do të marrin gjobë si më herët nga 200 deri 500 euro po do të gjobiten me 1000 deri në 3000 euro, madje me ligjin e ri bizneset edhe mund të mbyllen nëse janë shkelës të këtij ligji.

Sipas Arian Vranica nga shoqata e Gastronomëve, është ngarkesë zbatimi i këtij ligji, por edhe pse në fazën fillestare ky ligj është dashur të bëhet shumë më herët.

Kurse sa i përket gjobave, Vranica ka thënë se nuk është gjë për të cilën duhet të krenohemi.

Sa i përketë shoqatës dhe organeve të saj, Vranica ka thënë se pajtohen që të ketë zbatueshmëri të ligjit, por nëse flasim për të gjithë atëherë siç tha ai, edhe mund të ketë pakënaqësi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika