Hamdi Komoni – Loki, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes artit dhe politikës për të arritur një vizion të përbashkët për të ardhmen e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Komoni falënderoi këngëtarin Shkëlzen Jetishin – Xenin për mbështetjen dhe besimin e dhënë, duke e cilësuar atë si një person që ka frymëzuar breza të tërë.
“Kur arti dhe politika bashkohen për një vizion të përbashkët, fuqia e ndryshimit bëhet edhe më e madhe. Faleminderit Shkëlzen Jetishi – Xeni për mbështetjen dhe besimin. Zëri yt ka frymëzuar breza të tërë, dhe sot është një shtysë e madhe për të vazhduar me përkushtim për një Kosovë Fituese”, ka shkruar Loki në Facebook.