Loriana Kuka e bronztë, një tjetër medalje nga Xhudo

Kosovës i ka ardhur edhe një tjetër medalje nga Xhudo.

Loriana Kuka ka arritur ta fitojë medaljen e bronztë në Grand Prixin e Portugalisë.

Xhudistja nga Peja që garon në kategorinë deri në 78kg, arriti që të triumfonte ndaj koreanes, Jeongyun Lee.

Ditën e sotme Loriana e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme, duke e mposhtur qiprioten Zanet Michaelidou, më pas Vanessa Chala, teksa ndaj Yelyzaveta Lytvynenko.

Në çerekfinale më pas Loriana pësoi humbje.

Në repesazh, Kuka së pari arriti fitoren ndaj sllovenes Patricija Brolih, teksa ndaj Lee arriti ta rrëmbej medaljen.

Ky është edhe një tjetër sukses për Kosovën që vjen nga Xhudo, nga e cila sukseset janë bërë të panumërta çdo vit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika