Loriana Kuka fiton medaljen e bronztë në Grand Slam

Xhudistja nga Kosova, Loriana Kuka, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slam, duke mposhtur xhudisten britanike, Emma Reid

Pamje nga gara mes xhudistes kosovare, Loriana Kuka dhe xhudistes britanike, Emma Reid





Xhudistja nga Kosova, Loriana Kuka, ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë deri në 78 kilogramë në Grand Slam, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Në këtë ndeshje, Loriana Kuka është ndeshur me xhudisten britanike, Emma Reid.

Të dielën e gjashtë nëntorit, xhudistja nga Kosova ka shënuar fitore me “ippon” ndaj xhudistes gjermane, Teresa Zenker.

Në çerekfinale, Loriana ishte përsëri superiore duke mposhtur holandezen Guusje Steenhuis, ndërsa në gjysmëfinale u mposht nga xhudistja holandeze, Natascha Ausma, e cila e mundi me “Wazari”.

Ndërsa, të premten e katër nëntorit, xhudistja nga Peja, Nora Gjakova, ka fituar medaljen e bronztë në Baku të Azerbejxhanit.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika