Lovato lanson këngën “Still Alive”

Këngëtarja e njohur ka publikuar projektin e saj muzikor të fundit, të titulluar “Still Slive”, e që shërben edhe si kolonë zanore e filmit Scream 6

Demi Lovato e ka publikuar këngën e re me titull, “Still Slive”, që njëherësh shërben si kolonë zanore e filmit “Scream 6”.

Kënga vjen në zhanrin rok dhe është bashkëshkruar nga Lovato dhe Mike Shinoda, bashkëthemeluesi i grupit “Linkin Park’s”.

“Still Alive” është videoprojekti i parë të cilin këngëtarja e njohur e muzikës pop e ka lansuar nga albumi i vitit 2022, “Holy Fvck”.

Videoklipi shoqërues e shfaq Demin dhe miqtë e saj duke marrë pjesë në atë që ata besojnë se është një shfaqje e filmit “Scream 6”, por një vrasës i maskuar së shpejti shfaqet dhe fillon të shkaktojë telashe.

“Nuk mund ta mendoja një projekt më të përkryer për këngën ‘Still Alive’ sesa brenda universit të filmave horror ‘Scream’. Unë jam një fanse e madhe e këtyre projekteve, kështu që është një nder të kontribuoj në kolonën zanore të vazhdimit të ri të filmit”, deklaroi Lovato përmes një komunikate për media.

Përveç bashkëpunimit të fundit me Lovaton, Shinoda pritet që të shpejti ta publikojë edhe një këngë të re e cila është pjesë e “Scream 6”.

“Deri në këtë vit, kam shkruar dhe prodhuar shumë këngë për njerëz të tjerë. Dhe kohët e fundit më erdhi dëshira të punoja sërish për veten dhe të fokusohesha në muzikën tim. E kam një këngë të re e cila po ashtu do të shërbejë si kolonë zanore e filmit ‘Scream’. Çfarë ndodhi është se ata më kontaktuan dhe më thanë se dëshirojnë ndihmën time për realizimin e muzikës së filmit të ri. Gjatë këtij procesi ua prezantova edhe një këngë, e cila ju pëlqeu shumë dhe vendosën ta përfshijnë në film, krahas ‘Still Alive’”, deklaroi Shinoda në një intervistë të fundit.

“Scream 6” do të lansohet nëpër kinema më 10 mars. Ai i rikthen në ekran të madh katër të mbijetuar nga vrasjet e Ghostface, të cilët e lënë pas qytezën Woodsboro për një fillim të ri në New York City. Megjithatë, ata shpejt e gjejnë veten në luftë për jetën e tyre kur një vrasës i ri fillon një masakër të përgjakshme. Aktoret Jenna Ortega dhe Melissa Barrera i përsërisin rolet e motrave, Sam dhe Tara Carpenter. Hayden Panettiere gjithashtu do të rikthehet në këtë projekt për herë të parë nga filmi i vitit 2011, “Scream 4”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika