Aktori Luan Jaha, në “Reload” në RTV Dukagjini, është shprehur i befasuar me premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë” në Prishtinë.
“Nuk më ka ndodhur kurrë”, ka thënë Jaha, derisa ka shtuar se një ndër protagonsitët e filmit Luiz Ejlli është mahnitur me pritjen e publikut.
Aktori ka thënë se kur e kanë ftuar të jetë pjesë e filmit fillimisht ka hezituar por vajza e tij, Hana i ka thënë ta pronojë ftesën. Ai ka thënë tutje se nuk është pishman për këtë.
“Jam kënaq, e kam shijuar shumë”, ka shtuar aktori.
Luan Jaha ka theksuar se nuk është hera e parë që ka marrë pjesë në një film në Shqipëri, por në këtë të fundit, “Në kuadër të dashurisë”, prezenca e Olta Gixharit dhe Luiz Ejllit e ka ndryshuar situatën, sa i përket popullaritetit.