“Lufta” e të dëmtuarve për drejtësi përmes gjykatës

Kanë kaluar dy vite por familjarët e dy minatorëve që humbën jetën në minierën e Artanës nuk janë kompensuar nga kompania e sigurimeve. Rastin tashmë këto familje e kanë hapur në gjykatë, derisa në mos kompensim për lëndime në vendin punës po ankohen edhe minatorët e tjerë. Shkas i këtyre problemeve po del të jetë një borxh që ndërmarrja Trepça ka ndaj kompanisë së sigurimeve Eurosig

Dy qershori i vitit 2020-të do të ishte ditë tragjike për familjen Gërbeshi nga Novobërda.

Atë ditë në minierën e Artanës ishte shembur dheu dhe si pasojë Idriz Gërbeshi humbi jetën.

Edhe pas gati dy vitesh familja Gërbeshi dhimbjen e kanë të madhe, por gjendjen ua rëndon mos realizimi i një të drejte të tyre.

Kjo familje nuk po mund të marr kompensimin që u takon edhe sipas ligjit.

Një gjë të tillë e pohon vëllai i viktimës Idriz Gërbeshi, ndërsa realizimin e të drejtës së tyre po mundohet ta bëjë përmes gjykatës.

Adem Gërbeshi

“U bënë dy vite që nuk jemi kompensuar dhe lënda është në proces. Prej kompanisë së sigurimeve nuk kemi marr kompensim”, ka thënë ai.

Ademi shton se problemin e njëjtë me moskompensim të dëmit e kanë pasur edhe rastet e tjera, që kanë ndodhur e ku punëtorët janë lënduar.

“Ne kemi edhe punëtor të tjerë që tash e disa vite lëndohen por nuk kompensohen. Kemi kërkuar edhe të kompania Trepça por të njëjtin na kanë thënë me shku përmes avokatit”, ka shtuar Gërbeshi.

Njëjtë si familja Gërbeshi po vepron edhe familja Arifaj.

Vetëm se familjarët e të ndjerit Haki Arifaj nuk kanë dashur të flasin para kamere.

Problemet mes kompanisë së sigurimit dhe minierës së Trepçës, i ka pranuar edhe udhëheqësi i shërbimit të mbrojtjes në punë në minierën e Artanës.

Deklarata e Bastri Kokollit

“Procedurat e duhura në rastet e lëndimeve në punë, ne i kryejmë në kohën e paraparë dhe të kompletuara, të protokolluara i dërgojmë në menaxhment në Mitrovicë tek personi përgjegjës për sektorin e mbrojtjes në punë i cili i dërgon në kompaninë e sigurimeve, në këtë raste tek kompania Eurosig e cila e fiton tenderin që 3 apo 4 vite ,por që puntorëve të lënduar apo shokëve tonë të cilët ndërruan jetë në vendin e punës, kjo kompani nuk ju kryen pagesat, me arsyetimin se Trepça nuk i ka krye obligimet ndaj tyre”, është shprehur Bastri Kokolli.

RTV Dukagjini ka kërkuar sqarime edhe nga kompania EuroSig, porse të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndërkohë, ndërmarrja Trepça, përveç kompanisë së sigurimeve, borxh ju ka mbetur edhe punëtorëve të saj duke mos u paguar trustin pensional.

Se kanë probleme të tilla ditë më parë e ka pranuar edhe Kryetari i bordit të ndërmarrjes Trepca, Bahri Hyseni.

Sipas tij të gjitha problemet e paraqitur nga punëtoret do ti adresojnë në Kuvendin e  Kosovës.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika