Lufta në Ukrainë i varfëroi edhe qytetarët e Kosovës

Në një vit kalandarik sa janë bërë që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, prodhuesit vendorë thonë se iu është shtrenjtuar edhe lënda e parë në disa prodhime e po ashtu edhe ngritja e çmimit të naftës ka ndikuar që të ju varfërohet gjepi. Edhe qytetarët thonë se për shkak të shtrenjtimit të çmimeve e kanë përgjysmuar listën e produkteve që po blejnë, ndërkaq pagat thonë se nuk janë rritur asnjë centë. Sfida që ka sjellur në Kosovë lufta në Ukrainë sipas ekonomistëve nuk është lexuar nga Qeveria, e cila sipas tyre ka qenë e paaftë të përballet me inflacionin e po ashtu nuk ka tërhequn asnjë investitor që ka ikur nga zona e luftës

Mbi qindra hektarë tokë të Ukrainës janë të mbjella me farën e lulediellit.

Nga puna e bujqve në Ukrainë është i varur edhe një prodhues që ndodhet 1.491 kilometra larg.

Është Agim Humolli, prodhues vendor i disa produkteve, prodhimin e të cilave thotë se e ka vështirësuar lufta në Ukrainë.

“Ne kemi importuar prej Ukrainës fara të kungullit, fara luledielli, arra këto edhe me fillimin e luftës është ndërprerë furnizimi shkaku që nuk kishim mundësin me e pranu mallin. Pastaj kur filluan me lëvizë me qarkullu malli, po ndryshojnë çmimet shumë”, ka thënë Humolli.

Përpos që e ka ngritur çmimin e lëndës së parë invazioni rus, ka lënë pasoja që po e përcjellin biznesin e Humollit.

“Çmimi i naftës ka ndryshuar gati 100% edhe kurrfar lehtësimi në atë punë nuk kemi pasur, akcizë apo diçka, ne si kompani kemi goxha shpenzime brenda një muaji”, ka shtuar ai.

Shtrenjtim i lëndës së parë, e shtrenjtim i naftës do të thotë më pak produkte në sofrën e ushqimit. Gjë që ka rënduar gjendjen e qytetarëve.

“Po përshembull është qumshti, djathi sheqeri, është vaji…”, ka thënë Minir Ahmeti, pensioner.

“Më 2020 loçkë u kanë me 10 euro e blejshe krejt harqin për një javë….Kqyre çmimin e vajit.. na sene po blejmë qind për qind më pak, veç sa me jetu”, ka thënë Marie Gashi, qytetare.

“Me thënë qind për qind çdo ditë çmimet nuk janë të njejta, sidomos qumshti. Sot nëse është 1.19 të nesërmen është 1.29 apo 1 euro e 39. Sidomos ushqimi është katastrofal, çmimi papunësia”, ka thënë Xhina Haxhiu, qytetare.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, në vitin 2022 deficiti tregtar ka qenë mbi 4 miliardë euro. Bashkë me importin e mallrave, sipas ekonomistëve Kosova e ka importuar edhe inflacionin, apo shtrenjtimin e produkteve.

“Ka qenë një mundësi tjetër që shtetet tjera të Rajonit e kanë shfrytëzuar shumë kompani të forta evropiane që kanë invesituar në Ukrainë janë bartur dhe kanë tentu të gjejnë partner dhe aleat në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Evropë dhe për fat të keq Kosova në këtë drejtim nuk ka qenë aktive, ndoshta në mungesë të një diplomacie ekonomike më aktive, e dyta mungesa e stabilitetit politik”, ka thënë ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu.

Megjithatë ish-kryetari i Odës Ekonomike thotë se pranvera mund të sjellë lajme të mira për ekonominë vendore.

“Vet fakti që çmimi i gazit ka rënë për 50% në Evropë është indikatori i parë, vet fakti që çmimi i kostos së transportit ka rënë në mënyrë drastike është i dyti…Edhe vet fakti që kemi një ngrirje të çmimit në importin e naftës nga Rusia do të jetë indikatori i tretë”, ka shtuar Gërxhaliu.

Gërxhaliu po ashtu thekson se situate e krijuar pas pandemisë dhe luftës në Ukrainë është keqpërdorur nga tregtarët, ndaj të cilave pushteti nuk ka ndërmarrë asnjë veprim.

Përgjithësisht sipas ASK-së norma mesatare vjetore e inflacionit për vitin 2022 është 11.6%. Ndërkaq inflacioni ka vazhduar të rritet edhe në janarin e këtij viti, rreth 0.9% i është shtuar vlerës së inflacionit në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika