Lufta në Ukrainë: Zelensky kërkon “dënim të drejtë” për krimet ruse

Presidenti ukrainas, Volodymr Zelensky në fjalim e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të mërkurën, tha se Ukraina dëshiron paqe dhe drejtësi, duke parashtruar një grup prej pesë kushtesh të panegociueshme për t'i dhënë fund luftës

Volodymyr Zelensky, President i Ukrainës





Rusia duhet të përballet me “dënim të drejtë” për pushtimin e saj në Ukrainë, ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në New York.

Në një video të regjistruar paraprakisht, udhëheqësi ukrainas bëri thirrje për krijimin e një gjykate speciale të luftës, në mënyrë që të detajohen krimet e supozuara të luftës nga Rusia.

Ai vendosi gjithashtu një “formulë” paqeje, duke përfshirë më shumë mbështetje ushtarake dhe për të ndëshkuar Rusinë në skenën botërore.

Fjalimi i tij mori ovacione nga shumë prej të pranishmëve në seancë.

Në fjalën e tij hyrëse, Zelensky akuzoi Rusinë se ka shkaktuar “turbulenca katastrofike” me “luftën e saj të paligjshme”.

Zelensky u lejua t’i drejtohej OKB-së me video-lidhje, pavarësisht shtatë votave kundër masës. Foto Getty Images

Ai foli në të njëjtën ditë kur presidenti rus Vladimir Putin thirri 300 mijë rezervistë ushtarakë për detyrë, një veprim që shkaktoi protesta të rralla në rrugët e Rusisë.

Zelensky u shpreh se lëvizja që e bëri tregoi se armiku i tij nuk ishte serioz për bisedimet e paqes.

Ai dënoi planet e shpallura së fundmi në zonat e pushtuara nga Rusia të vendit të tij për të mbajtur të ashtuquajturat referendume për bashkimin me Rusinë, një plan i denoncuar nga udhëheqësit perëndimorë në OKB të martën.

“Krijimi i një gjykate speciale do të ndihmonte në mbajtjen e llogarisë nga Moska për vjedhjen e territorit dhe vrasjen e mijëra njerëzve”, deklaroi Zelensky, raporton BBC, transmeton Dukagjini.

Ai iu drejtua zbulimit të 445 varreve të reja në Izyum , një qytet verilindor i rimarrë së fundmi nga forcat ruse gjatë një kundërofensive gjithëpërfshirëse të Ukrainës.

Zelensky detajoi akuzat për krime lufte në qytet, përfshirë kundër një njeriu që thuhet se ishte tredhur dhe vrarë.

“Pse ushtria ruse është kaq e fiksuar pas kastrimit?” pyeti ai.

Fjalët e Zelenskit morën një ovacion të fortë nga disa anë. Foto Reuters

Fjala “dënim” u shfaq rreth 15 herë në fjalimin e Zelensky, dhe ishte i pari nga pesë kushtet e tij të panegociueshme për paqen.

Rusia duhet të përballet me pasojat për agresionin e saj, u shpreh ai, përmes sanksioneve të mëtejshme dhe zhveshjes së OKB-së nga Moska nga roli i saj i fuqishëm si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit.

Gjithashtu, ai bëri thirrje që jetët e Ukrainës të mbrohen dhe të respektohen kufijtë e njohur ndërkombëtarisht të vendit.

Si kushti i tij i katërt dhe i pestë, ai bëri thirrje për garanci të reja sigurie për Kievin dhe që bota të bashkohet për të thirrur agresionin e armatosur të Moskës.

Më vonë të mërkurën, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian ka thënë se vendet e BE-së kishin rënë dakord të godasin Rusinë me sanksione të reja.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, u  tha gazetarëve se kufizimet e reja do të synonin individët rusë dhe sektorët ekonomikë të vendit.

Duke shfaqur bluzën e tij jeshile me firmë në videon e tij, Zelensky falënderoi 101 vendet në OKB, të cilat votuan për ta lejuar atë t’i drejtohej asamblesë në një video dhe jo personalisht.

Ai sulmoi shtatë vendet, përfshirë Rusinë, të cilat votuan kundër paraqitjes së tij në video, dhe kritikoi ato që kanë mbetur neutrale gjatë konfliktit.

Pavarësisht sugjerimit të Zelensky se Rusia nuk ishte serioze për negociatat, të dy vendet përfunduan një shkëmbim të madh të të burgosurve të luftës të mërkurën.

215 luftëtarë u kthyen në anën ukrainase, duke përfshirë 10 të huaj – ndërsa Rusia priti 55 ushtarë dhe politikanin pro-rus Viktor Medvechuk, i cili u përball me akuza për tradhti në Ukrainë.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika