Luftanija britanike zmbraps një sulm të Huthëve

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps, ka njoftuar se Mbretëria e Bashkuar po përballet me sfida të vazhdueshme në Detin e Kuq nga anëtarët e lëvizjes rebele jemenase, Huthi. Në një njoftim të bërë në media sociale, Shapps konfirmoi se anija HMS Diamond ka parandaluar me sukses një sulm me dronë të kryer nga Huthët të mbështetur nga Irani

Anija britanike HMS Diamond. Fotografi nga arkivi.

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps, tha se Mbretëria e Bashkuar vazhdon të jetë “e patrembur” pasi anëtarët e lëvizjes rebele jemenase, Huthi, tentuan të sulmonin një luftanije britanike në Detin e Kuq.

“Dje [e shtunë, 27 janar] anija HMS Diamond me sukses ka zmbrapsur një sulm me dronë në Detin e Kuq nga Huthët që mbështeten nga Irani”, shkroi Shapps në X, që më herët njihej si Twitter.

Ai i cilësoi sulmet e vazhdueshme ndaj anijeve nga Huthët si “të patolerueshme dhe të jashtëligjshme”.

“Me dislokimin e sistemit raketor, Sea Viper, Diamond shkatërroi dronin që ishte nisur” drejt luftanijes, tha Shapps.

Nuk raportohet për të lënduar apo dëme në anijen Diamond.

Forcat e Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë më 12 janar kanë kryer sulmet e para të përbashkëta, që synojnë të reduktojnë aftësitë e Huthëve për të goditur anijet që kalojnë përmes rrugës kyçe në Detin e Kuq. Rebelët kanë thënë se sulmet e tyre ndaj anijeve janë në mbështetje të palestinezëve në Rripin e Gazës, ku Izraeli po lufton me Hamasin, grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

Huthët nisën të shënjestronin anijet në Detin e Kuq në nëntorin e vitit të kaluar.

Uashingtoni po ashtu ka kryer sulme të njëanshme, por Huthët janë zotuar se do të vazhdojnë sulmet e tyre, shkruan REL.

Rebelët – që janë pjesë e aleancës së bashkëpunëtorëve të Iranit kundër Izraelit dhe Perëndimit – kanë penguar tregtinë në Detin e Kuq, ku kalon rreth 12 për qind e trafikut detar ndërkombëtar.

Disa kompani të dërgesave të mallrave po shmangin ujërat e Detit të Zi dhe po përdorin rrugë më të gjata dhe më të shtrenjta përreth Kepit të Shpresës së Mirë në Afrikën e Jugut.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika