“Luftë në dy fronte”; rusët fillojnë të “blindojnë” Moskën nga kryengritja e “Wagner”

Shefi i forcës mercenare "Wagne"r ka bërë thirrje për një rebelim kundër ushtrisë ruse - edhe pse ai ka mohuar përpjekjen për një grusht shteti. Siç po raportojnë mediat e huaja gjithashtu se mercenarët e Wagner kanë kapur objektet ushtarake në Voronezh, i cili është në gjysmë të rrugës midis Rostovit dhe Moskës

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe shefi i "Wagner", Yevgeny Prigozhin

Presidenti i Rusisë, Vladimri Putin, në këtë momente është duke u gjendur mes “dy zjarresh”, në njërën anë ukrainasit të etur për fitore dhe në njërën anë ka grupin ushtarak të mercenarëve “Wagner”.

“Wagner”, siç po raportojnë mediat e huaja dhe video të shumta në rrjetin Telegram është nisur më furi drejt Moskës.

Grupi i rebelëve “Wagner”, për të cilët Putin u zotua së do t’ua shtypte këtë kryengritje të armatosur që ai e krahasoi me Luftën Civile të Rusisë një shekull më parë, ka pushtuar qytetin e Rostovit dhe ishin nisur në një garë 1100 km të gjatë për në Moskë.

Ndërsa, sipas “The Guardian” guvernatori i provincës Lipetsk të Rusisë ka thënë se grupi mercenar “Wagner” ka hyrë në rajon.

Rajoni i Lipetsk është rreth 360 km në jug të Moskës dhe shumë më afër kryeqytetit sesa Rostov-on-Don, ku forcat “Wagner” u shfaqën gjatë natës.

Autoritetet ruse duket se janë seriozisht të shqetësuar se trupat e Wagner do të arrijnë në Moskë – së shpejti.

Pak më parë, një video e postuar në Telegram dhe e verifikuar nga BBC tregonte kamionë duke bllokuar një urë 97 km nga periferia e Moskës. 

Gjersa, Kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin ka thënë se në kryeqytetin rus po ndërmerren masa anti-terroriste, duke përfshirë kontrolle shtesë në rrugë, për të përforcuar sigurinë. Pamjet e pakonfirmuara sic shkruan “The Guradian” dukeshin se tregonin automjete ushtarake në rrugë.

Ai ka njoftuar se e hëna do të jetë një “ditë jo pune” dhe u kërkoi njerëzve të kufizojnë lëvizjen e tyre nëpër qytet, pasi kryeqyteti po përgatitet për pasojat e mundshme të rebelimit të Wagnerit.

Largimi i Putinit nga Moska?

Ka pasur raporte të shumta se avioni presidencial i Vladimir Putin u ngrit nga aeroporti Vnukovo i Moskës në orën 14:16 me orën lokale (1216 BST) dhe më pas u nis në veri-perëndim.

Sipas mediave të huaja nuk ka qenë e mundur të konfirmohet nëse Putin ishte në aeroplan dhe zëdhënësi i tij, Dmitry Peskov, i ka thënë agjencisë së lajmeve Tass se presidenti “po punon në Kremlin”.

Zyrat e “Wagner” bastisen

Yevgeny Prigozhin tani ka konfirmuar raportet e mëparshme të mediave se një sasi e madhe parash u gjet gjatë bastisjeve në një nga zyrat e tij nga shërbimi i sigurisë FSB i Rusisë.

Ai ka theksuar se paratë e gjetura në ato bastisje me të vërtetë i përkasin Grupit “Wagner”.

Në një mesazh audio në kanalin e tij në Telegram, ai i referohet një furgoni dhe dy autobusëve të ngarkuar me para.

Ai thotë se këto janë fondet për të mbuluar pagesat e kompensimit për luftëtarët e vrarë “Wagner” dhe shpenzime të tjera.

“Wagner” ka funksionuar për 10 vitet e fundit duke përdorur vetëm para të gatshme – siç është rënë dakord në kontratën tonë. Unë i përmbahem plotësisht,” ka thënë Prigoxhin, shkruan BBC.

Ai nuk dha detaje rreth shumës së saktë – por më herët mediat ruse thanë se 4 miliardë rubla (38 milion £; 48 milion dollarë) ishin zbuluar gjatë një bastisjeje nga FSB në zyrën e Prigozhin në qytetin e Shën Petersburgut.

Ukraina “shfrytëzon” mundësinë

Sipas agjencive të lajmeve ukrainase, Kievi ka çliruar territore pranë qytetit Krasnohorivka në rajonin e Donetskut, të cilat janë pushtuar nga separatistët pro-rusë që nga viti 2014, gjatë rebelimit të “Wagnerit” në Rusi.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika