Luftimet në Sudan, evakuohen diplomatë dhe shtetas të huaj

Një luftë e egër për pushtet midis ushtrisë së rregullt dhe një force të fuqishme paraushtarake ka çuar në dhunë në të gjithë Sudanin

Një kolonë u pa të dielën që mendohej se po evakuonte stafin e OKB-së nga Sudani

Disa shtete kanë evakuuar diplomatët dhe shtetasit e tyre nga kryeqyteti i Sudanit, për shkak të luftimeve të ashpra që po ndodhin në atë vend.

SHBA-ja dhe Britania e Madhe njoftuan të dielën se kishin larguar diplomatët jashtë vendit.

Franca, Gjermania dhe Italia janë ndër vendet e tjera që organizojnë gjithashtu evakuime, duke filluar nga e diela, shkruan BBC.

Një luftë e egër për pushtet midis ushtrisë së rregullt dhe një force të fuqishme paraushtarake ka çuar në dhunë në të gjithë Sudanin.

Autoritetet amerikane thanë se kishin transportuar më pak se 100 persona me tre helikopterë Chinook të dielën në mëngjes në një operacion “të shpejtë dhe të pastër”.

Ambasada e SHBA-së në Khartoum tani është e mbyllur dhe një postim në Twitter në burimin e saj zyrtar thotë se nuk është mjaft e sigurt që qeveria të evakuojë qytetarët privatë amerikanë.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar arriti të largonte diplomatët britanikë dhe familjet e tyre jashtë vendit në atë që u përshkrua si një operacion “kompleks dhe i shpejtë”. Ministri i Jashtëm, James Cleverly, tha se opsionet për të evakuuar shtetasit e mbetur britanikë në Sudan ishin “shumë të kufizuara”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika