
Familja e Besnikut ka bërë një apel për ndihmë, pasi ai po përballet me një sëmundje të rëndë – Leukeminë Akute Myeloblastike.
Pas trajtimeve të gjata dhe të lodhshme, gjendja e tij është përkeqësuar, dhe e vetmja mundësi shpëtimi mbetet një transplant i palcës së eshtrave në Turqi.
Kostoja e këtij trajtimi arrin shifrën e 140.000 eurove, një shumë që familja nuk mund ta përballojë e vetme. Prandaj, ata kërkojnë ndihmën e qytetarëve dhe të gjithë atyre që mund të kontribuojnë për të shpëtuar jetën e Besnikut.
Të dhënat për kontributin:
NLB: 1708010400249169
TEB: 2011000253291096
Çdo ndihmë, sado e vogël, mund të bëjë ndryshimin. Po ashtu, shpërndarja e këtij apeli mund të ndihmojë në mbledhjen e fondeve të nevojshme.
Familja falënderon të gjithë ata që do të ndihmojnë në këtë betejë për jetën.