Lugina e Preshevës “arenë” e luftës politike, përmenden Kurti e Vuçiqi

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, po e akuzon paraardhësen Ardita Sinanin se së bashku me kryeministrin, Albin Kurti, po tentojnë ta rrëzojnë nga pushteti. Në anën tjetër, këshilltarja politike për Luginën në Qeverinë e Kosovës, thotë se Arifi është i shantazhuar nga nëntoka e politikës në Beograd, të cilët konsideron se e shpëtuan Arifin përmes dy asamblistëve serbë në Preshevë, njëri prej të cilëve pjesë e ish-partisë së Aleksandar Vuçiqit

Lugina e Preshevës

Këta dy persona ulur në sallën e Kuvendit Komunal të Preshevës janë Stefan Andjelkoviq dhe Branko Trajkoviq.

Trajkoviq është udhëheqës i ish-partisë së Aleksandar Vuçiqit për Preshevë.

Prania e dy këshilltarëve komunalë në orën 08:00 në mëngjes, sipas Ardita Sinanit, e ka shpëtuar nga shkarkimi kryetarin Shqiprim Arifi.

Këshilltarja politike e kryeministrit Albin Kurti për Luginën, thotë se 18 asamblistë shqiptarë e dy serbë e shpëtuan Arifin nga shkarkimi, në kohën kur një asamblist, Arifit i ka dalë një këshilltar (asambleist) per qasjen e tij pro Beogradit.

Në një përgjigje për RTV Dukagjini, Sinani ka thënë se me ligjet e Serbisë nëse brenda 3 muajve nuk mbahet seancë, shkarkohet kryetari. Ndërsa ka dalë edhe me një reagim të gjatë në rrjetet sociale.

Ajo ka treguar se afati i fundit për seancë ka qenë data 24, pra dita e nesërme.

“Mbase ditëve në vazhdim do të sqarohet pse synimi për të mbajtur gjallë politikisht një individ të shantazhuar e të zhytur thellë në llumin e nëntokës së politikës së Beogradit duhet të mbahet tinëzisht, pa media, në ditë vikendi, në 8 të mëngjesit, e i mbuluar nën arsyetimit të “seancës së jashtëzakonshme” e për të “shqyrtuar” kinse “situatën politike në Preshevë”, ka thënë Ardita Sinani e cila është Këshilltare për Luginën.

“Mbase do të dalin në pah edhe marrëveshjet e errëta me Listën serbe, grupacion politik që dihet botërisht që vendimet politike për të qenë apo jo të përfshirë në ndonjë akrobacion të tillë si ky i sotshmi, i merr nga qendra në Beograd. Gjegjësisht nga Aleksandër Vuçiqi”, shtoi ajo.

Sinani madje pretendon se Arifi ka frikë të flasë për Aleksandar Vulinin, shefin e BIA-s serbe, i cili tash është futur në sanksionet amerikane.

Ish-kryetarja preshevare po e akuzon për lidhje me Serbinë, por në një përgjigje për RTV Dukagjini, Shqiprim Arifi thotë se këshilltarja politike bashkë me Albin Kurtin po mundohen ta rrëzojnë nga pushteti.

“Askujt në Preshevë nuk i intereson çka thotë ajo. Pyetne më mirë se pse kjo dhe Kurti kanë dashur me e qu vendin në zgjedhje, duke bllokuar me kompani mafioze asamblistat. Për mua kjo zonjë (Ardita Sinani) ka marrë fund. Sinani dhe Kurti e kanë bllokuar asamblenë kominale qe një muaj. Mos me pas mbajt sot seanca Pesheva kishtë me shku në organ të dhunshëm që do të ishte udheëhequr nga vetë serbët. Ne sot e kemi shpëtuar Preshevën nga ndërhyrja e Kurtit për ta dërguar vendin në zgjedhje, kështu me u hakmarrë ndaj meje personalisht”, është shprehur Shqiprim Arifi, kryetar i Preshevës.

Arifi nuk është kursyer nga kritikat edhe nga ish-kryetari i Këshillit Nacional. Përmes rrjeteve sociale Ragmi Mustafi, Arifin e ka cilësuar pushtet të shantazhit dhe patericë të Vuçiqit e Daçiqit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika