Të dielën, luhet shfaqja në përkujtim të Adem Demaçit dhe Ukshin Hotit

Shfaqja teatrore "Burgu politik" do të luhet në Muzeun e Burgut në Prishtinë për të kujtuar  shkrimtarin e politikanin, Adem Demaçin dhe aktivistin Ukshin Hotin. Shfaqja teatrore “Burgu Politik", në kujtim të Adem Demaçit dhe Ukshin Hotit është mundësuar nga organizata "ETEA" me mbështetje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Shfaqja teatrore "Burgu politik"

Shfaqja teatrore “Burgu politik” do të luhet në Muzeun e Burgut në Prishtinë për të kujtuar  shkrimtarin e politikanin, Adem Demaçin dhe aktivistin Ukshin Hotin. Tematika e shfaqjes është përndjekja e tyre politike si pasojë e veprimtarisë intelektuale.

Për shkak se shfaqja “Burgu politik” përmban skena të ndjeshme, pjesëmarrja në shfaqje lejohet vetëm për moshat mbi 18 vjeç. Në të njëjtën kohë, preferohet që personat të cilët nuk janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe personat që kanë frikë të qëndrojnë në hapësira të mbyllura të mos e shikojnë shfaqjen.

Shfaqja teatrore “Burgu Politik”, në kujtim të Adem Demaçit dhe Ukshin Hotit është mundësuar nga organizata “ETEA” me mbështetje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Kjo shfaqje teatrore është realizuar nga regjisorët Kaltërim Balaj dhe Kushtrim Mehmeti. Dramaturgët e shfaqjes janë Pashtrik Brahaj dhe Florent Kurtalani.

Ndërsa aktorët e shfaqjes janë Fitore Jashari, Mikel Markaj, Shaban Behramaj, Art Pasha, Blendon Ahmeti dhe Lorent Pacolli, dhe muzika në shfaqje kompozohet nga Lulzim Lushtaku.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika